Bota

Mbi 593 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, 668 raste të reja në 24

17 Korrik 2020, 12:26 Nga DOSJA
Mbi 593 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,696,467 të infektuar dhe janë shënuar 141,140 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 37,574, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 668 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 76,822 viktima dhe 2,014,738 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  24 orët e fundit janë raportuar mbi 6,406 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 12,123.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,622  të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 10 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,017 viktima dhe në Francë 30.138, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,416.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja. Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll