Bota

Kardiologët italianë ngrenë alarmin për Covid-19: Me shpërthimin e pandemisë janë shënuar më shumë sulme në zemër se

17 Korrik 2020, 13:15 Nga DOSJA
Kardiologët italianë ngrenë alarmin për Covid-19: Me

ITALI– Italia është një ndër  vendet më të goditura nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. Tashmë kur gjendja është qetësuar disi sërish qytetarët janë të detyruar të zbatojnë rregullat dhe  masat e marra për pandeminë.

Së fundmi kardiologët në rajonin e Lombardisë që luftuan ne vijën e parë të frontit kundër Covid-19 kanë ngritur alarmin teksa kanë deklaruar se virusi ka shkaktuar shumë sulme kardiake dhe vdekje prej zemrës.

Gjithashtu edhe ata pacientë që kanë mundur t’i bëjnë ballë virusit, kanë rikuperim shëndetësor shumë të ngadaltë.

Mediat vendase kanë shkruar se mjekët italianë kanë shpjeguar sesi virusi ishte në gjendje të provokonte, efektet shkatërruese në zemrën e pacientëve të infektuar, duke shkaktuar sulme në zemër dhe dëme serioze kardiovaskulare.

Claudio Cuccia, drejtori i departamentit kardiovaskular të spitalit të Brescia-s, tha se efektet e koronavirusit janë akoma të pranishme edhe sot, me pacientë që hyjnë në dhomat e urgjencës me dhimbje të forta në gjoks, të nisura që prej muajve mars, prill dhe maj.

Njerëzit të cilët “duke mos qenë në gjendje të kujdesen menjëherë, sot vijnë me një mosfunksionim kardiak shumë të fortë por edhe të vonë”.

Sipas informacioneve nga spitalet në vend është vërtetuar se prej 21 shkurtit deri më 7 maj të 2020 më shumë se 950 persona përfunduan në spital për shkak të një sindromi akut koronar. Ndërkohë Luigi Oltrona Visconti nga ‘Policlinico San Matteo’ e Pavisë, ka deklaruar se flitet për 32% të vdekshmërisë nga sulmet në zemër.

Burimi: adnkronos

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota claudio cuccia koronavirusi ne itali luigi oltrona visconti claudio cuccia koronavirusi ne itali luigi oltrona visconti

Sondazh

Poll