Bota

Ditë e zezë për SHBA/ Regjistrohen mbi 77 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

17 Korrik 2020, 12:38 Nga DOSJA
Ditë e zezë për SHBA/ Regjistrohen mbi 77 mijë raste të

SHBA– Shtetet e bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit janë përballur me një situatë të vështirë për pandminë.

Sikurse raportojnë dhe mediat e huaja të paktën  77.300 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në SHBA brenda një dite.

Derin më tani SHBA-të janë vendet më të goditura nga virusi, ku numërohen 3,696,467 të infektuar dhe janë konfirmuar që prej fillimit të shpërthimit 141,140 vikitma.

Kështu situata e pandemisë në Amerikë duket ende e vështirë e nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë, pasi edhe në shumë shtete të botës, rastet e reja janë shtuar ndjeshëm.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,982,643 persona. Ndërkohë 593,479 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 8,307,537 qytetarë.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll