Bota

Bilanci në Kosovë/ 6 viktima dhe 103 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

17 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ 6 viktima dhe 103 raste të reja me Covid-19

KOSOVË– Autoritetet përkatëse në Kosovë, ditën e sotme kanë raportuar edhe bilancin e  Covid-19, e mesa duket situata e pandemisë nuk është aspak e mirë.

Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 pacientë me Covid-19 ndërsa  janë konfirmuar edhe 103 raste të reja.

Ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar totalisht edhe 95 pacientë  me  koronavirus në Kosovë, duke e çuar në  2,640 numrin total të të shëruarve.

Me rritjen e sotme numri i  përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 124 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërsa të infektuar numërohen 5,472 persona ku mes tyre raste aktive janë 2.708.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll