Aktualitet

Prokurorja Donika Prela kërkesë në KPA: Të largohen dy gjyqtaret Ina Rama e Natasha Mulaj, kam konflikt interesi. Iu kam het

17 Korrik 2020, 08:51 Nga DOSJA
Prokurorja Donika Prela kërkesë në KPA: Të largohen dy

TIRANË– Ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë prokuroren. Gjatë seancës së sotme, në KPA, Prela kërkoi shkarkimin e dy gjykuesve të saj, pasi sipas prokurores, ka konflikt interesi. Natasha Mulaj dhe Ina Rama, janë dy emrat e kontestuara nga Prela. Me ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Prela tha se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, që siç rrëfeu ajo, ka kërkuar që të punësohet në Gjykatë si psikologe, por pas hetimeve, ajo i ka zbuluar se kishte diplomë false. “Komisioneri Publik ka paraqitur ankimim në KPA për mua. Unë kërkoj përjashtimin e gjykatëseve Natasha Mulaj dhe Ina Rama. Kam pritur që Rama të jepte vetë dorëheqjen. Kam konflikt interesi me të pasi kam kryer hetime për mbesën e Ina Ramës. Mbesa e Ramës ka qenë sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe i është kërkuar plotësimi i dosjes bashkë me diplomimin. Ajo ka refuzuar edhe është larguar nga puna. Më pas ka bërë kërkesë për të punuar si psikologe në Gjykatë. E hetova dhe i zbulova diplomën e falsifikuar. Kërkova pezullimin e saj nga detyra dhe gjykata e pranoi,”- tha Prela.

E më tej, rrëfeu edhe ngërçin me anëtaren tjetër të trupës gjykuese të KPA, Natasha Mulaj, që siç tha Prela, ka hetuar vëllezërit e saj, por nuk e ka ditur që ata kanë qenë vëllezërit e Mulajt.  “Vetëm javën e fundit e kam kuptuar këtë konflikt, kështu që kërkoj edhe përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Natasha Mulaj. Nuk besoj se ju zonja Mulaj jeni në dijeni. Në vitin 2019, për një rast të ngjashëm me timin KPA vendosi të pranojë kërkesën e Natasha Mulajt,”- tha Prela, referuar Ervis Mulajt, të vëllait që u kap tek dosja e basteve të palejuara në Tiranë. 

KPA vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë dhe pas një orë diskutimi, trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama e Natasha Mulaj, vendosi që dosja e Prelës të gjykohej nga të njëjtët emra. Trupa Gjykuese: Gjykimi për zonjën Prela do të vijoj bashkë me Natasha Mulajn dhe Ina Ramën, deri në momentin që trupat e tjera gjykuese të vendosin në lidhje me kërkesat. Nëse deri në periudhën kur të jepet vendimi për Prelën, nuk është caktuar për rrëzimin ose jo të përjashtimit të dy anëtarëve të trupit gjykues, atëherë në vendimin përfundimtar nuk do të kenë te drejtë vendimi as Ina Rama e as Natasha Mulaj.

Deri në marrjen e një vendimi në lidhje me kërkesën e Prelës për konflikt interesi, ajo do të vijojë të gjykohet nga e njëjta trupë gjykuese. 

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë.  Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela donika prela para kpa donika prela donika prela para kpa

Sondazh

Poll