Aktualitet

Momentet e fundit: Vdekja e mistershme e shqiptares në Greqi, zbardhet dëshmia e policit dhe kushëririt: Më tha ik! E çova

17 Korrik 2020, 05:57 Nga DOSJA
Momentet e fundit: Vdekja e mistershme e shqiptares në Greqi, zbardhet

TRIKALA– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e 16-vjeçares shqiptare, Maria disa ditë më parë. Familjarët e saj i kanë kërkuar autoriteteve që të hetojnë duke ngulur këmbë se vajza e tyre u vra. Ata kanë ngritur disa pyetje, duke ngritur dyshime se përse tek skelat nga supozohet se është rrëzuar Maria, nuk janë marrë gjurmët e gishtave për të zbuluar nëse është ngjitur vetëm apo me dikë tjetër. Një tregues tjetër është fakti që e mitura kishte shkuar shpesh për t’u ankuar në Polici për disa probleme që ka pasur duke shtuar dyshimet për një vrasje të mundshme. 

Megjithatë natën që ndërroi jetë 16-vjeçarja nuk ishte vetëm. Rreth orës dy të mëngjesit, ajo ishte afër shtëpisë së saj me një kushëri, nga telefoni i të cilit po shkëmbente mesazhe me dikë. Pastaj rreth orës tre të mëngjesit, ajo u nda nga kushëriri i saj. Ajo takoi efektivin e Policisë, 26 vjeç, ndërsa kushëriri u largua për t’u kthyer në shtëpi. 

“Ne ishim shtëpia ime dhe ishim ulur, dhe ai më thotë që të shkojmë në sheshin kryesor. Unë e pyeta se çfarë do të bënte atje dhe ajo më tha që do të dilte me një person. Unë e pyeta se cili ishte ai dhe ajo më tha që unë nuk e njihja sepse ishte nga Athina. Pashë mesazhet dhe ai i shkruante “Unë jam këtu, ku je?”, dhe ajo iu përgjigj: Tani po dal dhe po vij. Unë e çova por nuk e pashë cili ishte, Maria më tha që të largohesha dhe ashtu bëra,”- rrëfeu kushëriri i saj. 

DËSHMIA NË POLICI E EFEKTIVIT 26-VJEÇAR

Asnjë provë e re nuk doli nga dëshmia e policit 26-vjeçar, me të cilin 16-vjeçarja dyshohet se u takua pak para se të ndërronte jetë. Ai u shpreh se ngjarjen e kishte mësuar nga mediat pasi kur ishte ndarë me të, 16-vjeçarja nuk kisgte treguar asnjë shenjë shqetësimi.

Sidoqoftë, prindërit e Marias 16-vjeçare theksojnë se para vdekjes, vajza e tyre ka pasur komunikim me një person të tretë në rrjetet sociale, duke kërkuar edhe marrjen e tij në pyetje. 

AUTOPSIA

Deri më tani, autopsia ka konfirmuar se e mitura ka rënë nga lartësia, por nuk dihet nëse është hedhur vetë apo ka pasur ndonjë person që e ka “ndihmuar”. Hetimet nuk kanë përfunduar ende pasi pritet edhe ekzaminimi mjeko-ligjor që po bëhet edhe në Larisa. 

Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi maria dimitris samartzis vdes e mitura shqiptare ne greqi greqi maria dimitris samartzis vdes e mitura shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll