Aktualitet

Tërmetet nuk i ndahen Shqipërisë, regjistrohen dy lëkundje të njëpasnjëshme në Korçë, ja sa ishte magnituda

16 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA

KORÇË -Toka shqiptare është lëkundur nga dy tërmete të njëpasnjëshme. Epiqendra e tërmeteve ka qenë juglindja e Korçës.

Sipas EMSC, tërmetet ranë në harkun e 4 minutave, në orën 20:42 dhe 20:46. Thellësia e tërmetit ishte 2 km

Edhe mëngjesin e djeshmë u regjistrua një tërmet 17 km larg Korçës. Magnituda e tërmetit ishte 3.6 ballë. Sizmiologët janë shprehur se pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar, pasgoditjet mund të vazhdojnë edhe një vit mbrapa.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra shtëpi të dëmtuara. Zonat më të prekura ishin Durrësi, Tirana, Laçi, Fushë-Kruja dhe Lezha.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne korce termet ne shqiperi termet ne korce termet ne shqiperi

Sondazh

Poll