Aktualitet

COVID-19 vazhdon sulmin, 3 viktima në 24 orët e fundit, ulet numri i rasteve të reja, “pik” të shtruarish në të dy spi

17 Korrik 2020, 05:38 Nga DOSJA
COVID-19 vazhdon sulmin, 3 viktima në 24 orët e fundit, ulet numri i

TIRANË–107 viktima dhe 3,906 të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë. Bilanci edhe për sot vazhdon të jetë i rëndë, ku janë regjistruar rreth 55 raste të reja. Viktimat janë një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça. Gjendja tek spitali Infektiv nuk është e lehtë, ku në total po marrin shërbim mjekësor rreth  106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar. Ndërkohë që për t’i ardhur në ndihmë Infektivit është hapur sërish edhe spitali COVID-2 (Sanatoriumi), ku gjithashtu marrin mjekim të prekurit nga pandemia.  Sipas kreut të Urgjencës, Skënder Brataj fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Brataj, i cili i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll