Aktualitet

Ndodh e papritura në gjyqin e Zani Çaushit, “kapobanda” e Çoles heq dorë nga liria, pranon burgun përjetë, me ankesa p

17 Korrik 2020, 05:26 Nga DOSJA
Ndodh e papritura në gjyqin e Zani Çaushit, “kapobanda”

KORÇË- Bëri “gurgulenë” në vend me kërkesën e tij, Myrteza (Zani) Çaushi heq dorë nga kërkesa e tij për lirim me kusht. Sapo ka dalë para togave të zeza të Gjykatës së Korçës, Çaushi ka bërë me dije se është tërhequr nga kërkesa e tij, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës. Për daljen e tij nga qelia, u angazhua e gjithë Policia lokale, e cila “blindoi” qytetin dhe të gjitha rrugët që të çonin nga burgu i Drenvonës. 

“Zani”, para togave të zeza është shprehur se koha e paraburgimit nuk i ishte llogaritur, duke shtuar se kishte bërë më shumë vite burg. 

“Tërhiqem nga kërkesa. Duhet të më njihet dinamika e gjykimit. Kam bërë 31 vite burg jo 25,”-mësohet se është shprehur ai. 

Pak kohë më parë u publikuar lajmi se Çaushi kishte kërkuar lirinë që në korrik të 2019-ës me pretendimin se kishte fëmijë të mitur për të rritur dhe dëshironte që të punonte. Prokuroria e Korçës kishte dalë kundër lirimit të ish-kreut të bandës së Vlorës në vitin 1997, me pretendimin se nuk i plotësonte kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale. 

Caushi në kërkesën e tij për Gjykatën e Korçës, pretendonte se koha e paraburgimit, nuk i ishte llogaritur dhe drejtësia vendosi në favor të tij. Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në një intervistë u shpreh se Çaushi nuk ishte gati për t’u liruar pasi nuk ishte reabilituar. Megjithatë Çaushi sot vendosi që të tërhiqej nga kërkesa e tij për arsye që ende nuk dihen.

KUSH ISHTE “ZANI”?

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll