Aktualitet

Digjen 5 dynym ullinj në Thumanë, flakët rrezikojnë kishën dhe banesat

16 Korrik 2020, 20:54 Nga DOSJA
Digjen 5 dynym ullinj në Thumanë, flakët rrezikojnë

FUSHË-KRUJË -Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj në afërsi të kishës së Thumanës është përfshirë nga flakët. Mësohet se nga flakët janë djegur 5 dynym ullinj.

Si pasojë e zjarrit u rrezikua djegia e kishës dhe disa banesave. Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses u shmang djegia e kishës.

Në ndihmë të zjarrfikëses erdhën edhe banorët e zonës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga banorë të zonës.

Në Shqipëri gjatë ditëve të fundit kanë shpërthyer disa vatra zjarri. Si pasojë e flakëve në fshatin Zejmen u dëgjën 5 hektarë drurë. Gjithashtu javë e shkuar u shënua një vatër në malin e Gjallicës në Kukës, e cila u aktivizua dy herë, por për fat të mirë, zjarrfikësit në bashkëpunim me banorët e zonës e vunë në kontroll.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen 5 dynym ullinj zjarri ne thumane digjen 5 dynym ullinj zjarri ne thumane

Sondazh

Poll