Aktualitet

E ndaluan për dokumentat, karabinierët i gjejnë studentit shqiptar dollapin me gjysmë milion euro drogë

16 Korrik 2020, 18:58 Nga DOSJA
E ndaluan për dokumentat, karabinierët i gjejnë studentit

ITALI-Një 33-vjeçar shqiptar me iniciale A.K. student në Itali është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ata ndaluan shqiptarin në Piazza D’Azeglio, në Firenze, pasi nuk kishte ne vete dokumentet e identifikimit.

I riu shqiptar u tha policëve se i kishte dokumentet në banesën e tij dhe kërkoi që të shkonte dhe t’i merte. Në momentin që karabinierët arritën në banesën e tij, policia vuri re një paketim të dyshimtë me celofan, në komodinën pranë krevatit. Në fillim dukej se ishte diçka me përmbajtje bimore, por pas kontrolleve policët zbuluan se ishte marijuanë.

Më pas karabinierët kontrolluan edhe dollapin e tij, të cilin shqiptari e kishte kthyer në supermarket droge. Në brendësi të tij, policët gjetën 167 pako me hashash me peshë 47 kg, 4 pako me kokainë me peshë 1.7 kg, 1000 euro dhe materiale të ndryshme për peshimin dhe ndarjen në doza të drogës.

E gjithë droga u sekuestrua nga policia, ndërsa shqiptari u dërgua në burgun e Solliccianos. Pas përllogaritje, rezulton se nëse droga do të dilte në treg, do të kapte vlerën e gjysmë milion euro.

Marrë nga OkValdisieve.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet studenti shqiptar kapet me droge studenti shqiptar kapet me droge

Sondazh

Poll