Bota

Dita e fundit e marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi pas seancës: Nëse vlerësojnë me ndershmëri vijnë në përfundimin se

16 Korrik 2020, 20:30 Nga DOSJA
Dita e fundit e marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi pas

HOLLANDË -Presidenti Hashim Thaçi përfundoi ditën e katërt dhe të fundit të intervistimit në dhomat e specializuara në  Hagë. Pas daljes nga gjykata, Thaçi u shpreh se gjatë katër ditëve ka dhënë sqarime për aktivitetin e tij gjatë luftës dhe ka qenë i shoqëruar nga avokati Richard Prosper.

“Sapo përfundova dëshminë time, më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarimet për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë luftës dhe përpjekjet e mia për paqe dhe progres. Jam munduar që sqaroj informacione për rolin tim gjatë luftës, gjatë periudhës që mbulon mandati i Gjykatës Speciale. Kam qenë i shoqëruar nga Ambasadori Prosper në cilësinë e avokatit. Dëshmia ime ka zgjatur shumë por konsideroj se kemi pasur seanca produktive”, është shprehur Thaçi.

Më tej ai shtoi, se nëse gjykatësit vlerësojnë dëshmitë dhe faktet me paanshmëri, do të dalin në përfundimin se nuk ka bërë asnjë lloj krimi.

I mbetet prokurorit dhe gjykatësit që ta vlerësojnë me paanshmëri. Nëse vlerësojnë në mënyrë të ndershme lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”, vijoi Thaçi.

Presidenti theksoi gjithashtu, se lufta e UÇK ka qenë e drejtë dhe historinë nuk mund ta ndryshojë askush.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje prej 4 ditësh në Gjykatën e Hagës pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale. Aktakuza edhe pse ishte formuluar që në prill, u komunikuar vetëm dy ditë para takimit në Washington, ku do të rinisnin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Si pasojë e publikimit të aktakuzës, dështoi takimi në Washington. Hashim Thaçi është akuzuar nga Prokuroria Speciale, për 100 krime lufte, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci ne hage hashim thaci hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll