Art&Argëtim

Pas shkrimit diskriminues të revistës zviceriane, Mozzik ka dy fjalë për të thënë

9 Shkurt 2019, 11:03 Nga DOSJA
Pas shkrimit diskriminues të revistës zviceriane, Mozzik ka dy

Mes shkrimit të publikuar nga revista zviceriane ‘Weltwoche’, edhe këngëtarja Loredana dhe reperi Mozzik janë përmendur, duke marrë ndoshta shembull se si ata po korrin suksese të njëpasnjëshme në Evropë.

Çifti janë bërë prindër prej vetëm pak muajsh dhe njëkohësisht po shijojnë suksesin e këngëve të tyre. Loredana përshkruhet si një këngëtare e suksesshme me shumë ndjekës dhe me shumë klikime në Youtube, por theksohet se ajo flet për Mercedes-a të zinj dhe drogë në këngët e saj duke i përdorur këto gjëra në shkrimin e tyre kundër shqiptarëve.

Ndërsa për Mozzik-un në shkrim thuhej: “Në moshën 15-vjeçare ai mendonte të shiste drogë për të ndjekur ëndrrat e tij”. Duke cituar kështu se ëndrra e burrave shqiptarë është të kenë shumë lekë dhe vajza të bukura të ulur në vend të parë.

Teksa shkrimi po bën xhiron e rrjetit në mbarë mediat online, edhe Mozzik e ka diçka për ta thënë. Në postimin e tij në Instagram reperi shkruan: “Maspari…krenar qe jom Shqiptar. Pastaj edhe n’shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja s’bashku me grue @loredana kapum vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges ” Romeo&Juliet “. Faleminderit t’gjithve ! Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i’a mjel c*cat. Evropës”, -shkroi Mozzik në reagimin e tij.

Duke na vërtetuar kështu se hiti i tyre i fundit është suksesi  i tyre i radhës në muzikë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #reagonmozzik #revistazviceriane #loredanazefi #reagonmozzik #revistazviceriane #loredanazefi

Sondazh

Poll