Art&Argëtim

Pse Justin dhe Hailey pritën martesën për të kryer marrëdhënie?

7 Shkurt 2019, 17:24 Nga DOSJA
Pse Justin dhe Hailey pritën martesën për të kryer

Një prej arsyeve se pse ata i nxituan gjërat ishte pikërisht dëshira për të kryer marrëdhënie dhe Justin si një besimtar nuk mund ta bënte këtë gjë pa u martuar. Po ashtu, ai ka treguar se kur e takoi sërish Hailey-n në qershor e kuptoi se ishte pikërisht ajo që i duhej për të qenë i lumtur.

Në një intervistë për Vogue, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin rrëfyen për jetën e tyre si të sapomartuar dhe për vendimet e tyre të pazakonta për një çift i ri. Midis të tjerave, Justin ka treguar se ai kishte një vit pa kryer marrëdhënie seksuale për shkak të bindjeve të tij fetare. Ai kishte hequr dorë nga seksi për të qenë më afër me Zotin.

“Ai [Zoti] nuk kërkon nga ne të mos bëjmë seks, sepse ai ka rregulla, por sepse përpiqet të na mbrojë nga dhimbja dhe lëndimet. Mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks për shkak se nuk ndihen mirë mjaftueshëm apo sepse iu mungon vetëbesimi. Unë doja t`ia dedikoja veten time Zotit, sepse ndjeva se ishte më mirë për gjendjen e shpirtit tim. Besoj se Zoti më shpërbleu me Hailey-n në këmbim. Kur ke sjellje të mirë shpërblehesh”, -ka treguar këngëtari.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #justinbieber #haileybaldwin #showbiz #justinbieber #haileybaldwin #showbiz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2019, 21:23

DJ Diplo dhe Era Istrefi diçka po “kurdisin”

Këngëtarja e njohur shqiptare, dhe shumë e dashur nga fansat, Era Istrefi, është duke qëndruar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po përgatitet pë...