Art&Argëtim

‘Mashtrimi’, një histori tradhëtie do të vendoset në skenën e ‘arTurbina’

8 Shkurt 2019, 16:58 Nga DOSJA
‘Mashtrimi’, një histori tradhëtie do të vendoset

‘Sleuth’ -Mashtrimi është vendosur për herë të parë në skenë më 12 shkurt të 1970, në teatrin St.Martin dhe pasi mori çmimin si vepra më e mirë e vitit u shfaq vazhdimisht në skenat britanike për tetë vjet radhazi.

Vepra në skenë interpretohet nga aktorët Artan Imami, Indrit Çobani. Aktori Artan Imami vjen në rolin kryesor atë të Wyke dhe aktori Indrit Çobani ,në atë të Milo Tindle të dashurit të gruas.

Regjisor dhe aktor në shfaqje Artan Imami e nis këtë vit me një nga kryeveprat e dramaturgjisë që ka njohur suksesin në botë, por nuk mungon dhe në skenën shqiptare për publikun këto ditë të muajit shkurt. Vepra i zhvillon ngjarjet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuteritë e gruas. Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti.

 Mos humbisni 3 shfaqet e fundit , të thrillerit psikologjik, plot finesë dhe humor, vepra fituese e çmimit ‘Tony Award’ , “Mashtrimi” nga autori Antony Shaffer, në datat 8,9 dhe 10 shkurt në skenën e ‘arTurbina’.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture mi #artan imami #indrit çobani mi #artan imami #indrit çobani

Sondazh

Poll