Art&Argëtim

‘Përrallë Mesdheu’, së shpejti në Teatrin Metropol

8 Shkurt 2019, 16:18 Nga DOSJA
‘Përrallë Mesdheu’, së shpejti në Teatrin

Të gjithë artdashësit në kryeqytet përgjatë muajit shkurt do të mund të shijojnë një “Përrallë Mesdheu”. Për katër fundjava radhazi, në qendrën kulturore Tirana në Teatrin Metropol do të performohet koncerte muzikore live me muzikantë të njohur nga Italia, Greqia, Turqia dhe shqiptarë që e kanë ngrtur karrierën e tyre jashtë vendit.

Muzikantët do të performojnë krijimet e tyre në skenën e Teatrit Metropol prej datës 9 shkurt dhe në vashdim. Çdo javë do i dedikohet njërit prej shteteve nga vijnë këngëtarët, duke krijuar kështu një atmosferëv t ëmrekullueshme nën tingujt e muzikës të këndshme mesdhetare.

Këtij projekti do t’i bashkëngjitet çdo javë edhe projekti poetik “Sriptum n’Sonus”, i cili njëkohësisht si edhe koncertet do t’i kushtohet nga një natë autorëve të huaj. Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture #perralle mesdheu #teatri metropol #muzike mesdhetare #perralle mesdheu #teatri metropol #muzike mesdhetare

Sondazh

Poll