Art&Argëtim

Biznesmenia shqiptare tregon sikletet: Më tallnin në shkollë se vija erë djersë (VIDEO)

8 Shkurt 2019, 15:43 Nga DOSJA
Biznesmenia shqiptare tregon sikletet: Më tallnin në shkollë se

Biznesmenia shqiptare Egreis Gjergjani, e ndjekur nga më shumë se 478 mijë ndjekës në Instagram, së fundmi ka treguar detaje nga jeta dhe fëmijëria e saj.

E apasionuar pas modës, Gjergjani ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social, momente nga adoleshenca dhe thotë kur ka qenë në Shqipëri e kanë tallur kur vinte erë djersë.

“Nëse takoni dikë në shkollë ose në universitet dhe vjen erë, duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk u mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe kjo nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14 apo 15 vjeçe. Kur erdha në këtë vend, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e mësova sepse talleshin me mua kur isha në gjimnaz. Dhe ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Kështu që nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të. Thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, shprehet 33-vjeçarja në videot e publikuara në Instagram.

Më tej ajo thotë se e tallnin shokët, dhe i punonin rrengje.

“Më kujtohet një vajzë me emrin Samantha në gjimnaz dhe ajo më thoshte shpesh të bëja toke me të. Por mendoj se e bënte këtë vetëm sepse kështu mund të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën për të bërë toke dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët e saj. Dhe nëse po e shikon këtë Samantha: Shko në djall”, thotë ajo.

Shqiptarja është një nga blogeret më të ndjekura në Instagram dhe së fundmi ka hapur edhe disa dyqane veshjesh në SHBA.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bullizmi egreis gjergjani bullizmi egreis gjergjani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2019, 21:23

DJ Diplo dhe Era Istrefi diçka po “kurdisin”

Këngëtarja e njohur shqiptare, dhe shumë e dashur nga fansat, Era Istrefi, është duke qëndruar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po përgatitet pë...