Art&Argëtim

Hoqi dorë nga çmimet Grammy? Reagon Ariana Grande: Nuk është e vërtetë

8 Shkurt 2019, 11:15 Nga DOSJA
Hoqi dorë nga çmimet Grammy? Reagon Ariana Grande: Nuk

Pas lajmit të bujshëm se këngëtarja Ariana Grande ka heq dorë nga performanca e saj në mbrëmjen e çmimeve Grammy, ajo reagoi për herë të parë duke mohuar gjithçka dhe duke thënë se kjo ishte një gënjeshtër e Ken Ehrlich. Ky i fundit tha për Associated Press se ata biseduan që këngëtarja të performonte të dielën, por në fund ai “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur të dy së bashku”.

Ariana ka kundërshtuar publikisht këtë duke u shprehur në Twitter: “Unë e kam mbajtur gojën mbyllur deri tani, por ju po gënjeni. Mund të organizoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken. Kreativiteti dhe shprehja e vetes u mbyt nga ju dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të mos merrja pjesë. Shpresoj që shfaqja të jetë pikërisht ashtu siç dëshironi që të jetë.”- shkroi ajo.

Këngëtarja shkroi më tej duke pretenduar se ajo “ofroi 3 këngë të ndryshme që lidheshin vetëm me artin, aspak me politikën”. Sipas prestigjozes Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte hitin e saj më të ri “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata, kështu Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare!

 

Burimi: The Guardian

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #arianagrande #çmimet grammy #grammy2019 #arianagrande #çmimet grammy #grammy2019

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Shkurt 2019, 21:23

DJ Diplo dhe Era Istrefi diçka po “kurdisin”

Këngëtarja e njohur shqiptare, dhe shumë e dashur nga fansat, Era Istrefi, është duke qëndruar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po përgatitet pë...