Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, u përplas nga “Audi”, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

16 Korrik 2020, 18:20 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shkodër, u përplas nga

SHKODËR-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasiditen e sotme rreth orës 19:00 në Shkodër. Në lagjen “Liria”, një makinë tip “Audi” është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 36-vjeçari Elton Lishi, i cili drejtonte motorin.

Ndërkohë mjeti tip “Audi” drejtohej nga një 50-vjeçar me iniciale A.M., banues në fshatin Shtoji i ri në Shkodër. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder humb jeten drejtuesi i motorit ne shkoder aksident ne shkoder humb jeten drejtuesi i motorit ne shkoder

Sondazh

Poll