Gjyqi Ndroqi-Veliaj në Gjykatën Antikorrupsion. Kryebashkiaku ‘frikë’ nga drejtësia, mungon në seancë
16 Korrik 2020, 17:54Nga DOSJA
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës edhe një herë tregoi se ka frikë të përballet jo vetëm me mediat por edhe me drejtësinë. Më shumë se një muaj më parë, Presidenti i Yldon Media Group nisi një padi për shpifje dhe moskallëzim krimi.
I pyetur nga gazetarët, Veliaj pas kësaj deklaroi se do të merrte pjesë në proces. Këtë të enjte, më 16 korrik, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion lajmëroi seancën e parë, por herët në mëngjes Veliaj la të kuptohej se nuk do të ishte.
Në seancë, presidenti i Yldon Media Group zbatoi kërkesën e gjykatës për të marrë pjesë, ndërsa Veliaj u përfaqësua me 2 avokatët e tij. Në zbatim dhe në mbrojtje të ligjit, Ndroqi kërkoi që procesi të zhvillohej vetëm në prani të Kryebashkiakut, çka solli dhe shtyrjen e seancës në datën 22 korrik. Për Ndroqin, mospjesëmarrja e Kryebashkiakut flet vetë.
Ylli Ndroqi:Unë ju përgjigja thirrjes së Gjykatës së Posaçme, ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ju përgjigj thirrjes. Kjo tregon se zoti Veliaj nuk u bindet fletë-thirrjeve. I bëj thirrje që seancën tjetër duhet të jetë prezent.
Në fakt procesi nisi pasi gazetarët e RTV ora dhe Ora News u ndjenë nën presion prej reagimeve të Kryebashkiakut, i cili duket se nuk i pëlqente kronikat që paraqesin Tiranën ndryshe nga sa propagandohet. Por edhe nga fakti se prej kohësh Kryebashkiaku deklaronte se kishin tentuar t’i vinin gjoba.
TIRANË- Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur ...
TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimimin e presidentit Ilir Meta, në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, për të kaluar Teatrin Kombëtar ...
TIRANË- Gazetari Erion Shkambi ka denoncuar sot një veprim të Policisë së Shtetit, që sipas tij është bërë jashtë çdo norme. Në një postim në Facebo...
VLORË -Pas më shumë se 5 orë ndjekjesh, Delta Force, së bashku me Guardia di Finanza, dhe rojen bregdetare të Vlorës, arritën të sekuestronin një gomone, e...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasësit në Laç kanë shkuar për të vrarë dikë tjetër, dhe jo Bujar Likën e Paulin Gjergji Markajn, dy p...
TIRANË -Një padi e pazakontë është regjistruar në Tiranë, mes dy familjeve të cilat janë prej kohësh në sherr. Sipas “Balkanweb”, Skënder Hasmeta pretendon...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindërtuar ...
TIRANË – Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Organi i akuzës prej muajsh ka zhvilluar hetime p...