Aktualitet

Misteri i vrasjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi, ja pistat ku po hetohet, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

16 Korrik 2020, 14:22 Nga DOSJA
Misteri i vrasjes së 16-vjeçares shqiptare në Greqi, ja pistat

GREQI–Autoritetet greke po hetojnë në dy pista për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare. Pista e parë është ajo e vetëvrasjes, por familjarët kanë kërkuar hetim të thelluar. Specialisti mjeko-ligjor doli në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje dhe mendohet se vajza është hedhur nga skelat e kishës në ndërtim.

Ndërkohë familja nga ana tjetër pretendon se 16-vjeçarja është vrarë. Sipas informacioneve, vajza kishte lënë për t’u takuar në orën 03:00 të mëngjesit me një 26-vjeçar.

Unë nuk dua të akuzoj të riun, por është shumë e rëndësishme të hetohet mbi takimin e tyre në orët e para të së mmërkurës”, u shpreh avokati mbrojtës, Dimitris Samartzis.

Gjithashtu ai kërkoi që të merren gjurmët e gishtave në shkallët ku mendohet se u ngjit adoleshentja, për t’u hedhur më pas. Ndërkohë telefoni i vajzës është dërguar në laborator dhe pritet që të ekzaminohen kontaktet e së miturës. Njëkohësisht pritet të kryhet edhe një ekzaminim mjeko-ligjor të premten në mëngjes.

Prova më e fortë që kanë hetuesit për momentin është dëshmia e motrës së të ndjerës. Kjo e fundit ka treguar përpara hetuesve, se motra e saj do të takohej me një 26-vjeçar, të cilin e kishte njohur së fundmi.

Adoleshentja shqiptare u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:00 në një kishë në Trikalla. Pas ekzaminimeve të para, u konstatuan shenja dhune mbi trupin e saj, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një këpucë.

Marrë nga Trikalavoice.gr

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll