Hapi club-in duke thyer rregullat dhe COVID-19 dhe e mbushi me klientë, Policia procedon dhe gjobit me 1 mln Lekë pronarin
16 Korrik 2020, 13:01Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot një pronar lokali, pasi është kapur duke ushtruar aktivitetin tregtar në kundërshtim me rregullat kundër COVID-19. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se gjatë kontrolleve të bëra gjatë natës është pikasur lokali i shtetasit A.F. 41 vjeç dhe ai është proceduar, por i është vendosur dhe një gjobë 1 milionë Lekë të reja.
Forcat e rendit bëjnë me dije se 41-vjeçari zotëron një lokal nate të mbyllur dhe e kishte hapur atë për klientët, duke thyer Aktin Normativ të miratuar nga qeveria në 15 mars 2020.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.
Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç. Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË -Zjarri i rënë në zonën e Lezhës gjatë ditës së hënë, ka djegur më shumë se 3 hektar pyje. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me...
TIRANË -Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Har...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve në 24 orët e fundit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë...
DURRËS– Shtatë kryepleq të fshatrave të Durrësit dhe të Krujës janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit zyrtar, mëso...
FIER– Dy person janë infektuar në Fier. Xhaxha e nip janë infektuar nga pandemia e koronavirusit pasi kanë marrë pjesë në një festë familjare.Xhaxhai punon në n...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kishte parashikuar sot që të zhvillonte seancën e radhës për grabitjen në Rinas, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjyqtari i &c...
Liljana Shyqyriu, anëtare e task-forcës ati-COVID të ngritur pranë opozitës, tha për Euronews Albania se testin me tampon mund të kryejnë edhe qendrat shëndetës...