Dëme të mëdha nga zjarri në Lezhë, digjen mbi 3 hektar pyje, flakët përhapen edhe në Mirditë
16 Korrik 2020, 13:25Nga DOSJA
LEZHË -Zjarri i rënë në zonën e Lezhës gjatë ditës së hënë, ka djegur më shumë se 3 hektar pyje. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me drurë dhe shkurre. Zjarri i cili nisi në pyjet e fshatit Zejmen, është përhapur edhe territorin e Bashkisë Mirditë.
Vatra e zjarrit është në një zonë malore dhe terreni e vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Aktualisht zjarrfikësit e Mirditës po punojnë me mjete krahu për të shuar vatrën, e cila ndihmohet edhe nga era.
Ndërkohë pak ditë më parë, u përfshi nga flakët edhe mali i Gjallicës në Kukës. zjarrëfiksit në bashkëpunim me banorët e zonës arritën që të shuanin dy herë vatrën e zjarrit. Banorët e zonës kërkuan edhe ndihmë nga ajri për shkak të terrenti të thepisur, por autoritetet nuk iu përgjigjen. Dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Har...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve në 24 orët e fundit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë...
DURRËS– Shtatë kryepleq të fshatrave të Durrësit dhe të Krujës janë vënë në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas njoftimit zyrtar, mëso...
FIER– Dy person janë infektuar në Fier. Xhaxha e nip janë infektuar nga pandemia e koronavirusit pasi kanë marrë pjesë në një festë familjare.Xhaxhai punon në n...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kishte parashikuar sot që të zhvillonte seancën e radhës për grabitjen në Rinas, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjyqtari i &c...
Liljana Shyqyriu, anëtare e task-forcës ati-COVID të ngritur pranë opozitës, tha për Euronews Albania se testin me tampon mund të kryejnë edhe qendrat shëndetës...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularin e deklarimit të burimit të pasurisë tri të dënuarve në Vlorë. Real Osmani, Elidon dhe Aleksa...