Politike

Meta uron Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet: Të bashkojmë përpjekjet për të ecur drejt BE

16 Korrik 2020, 09:03 Nga DOSJA
Meta uron Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet: Të bashkojmë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike duke mos harrua pa përmendur edhe suksesin e partive shqiptare. 

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian,”-shkruan Meta. 

Deri më tani koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota rreth 2% (45 mandate) më shumë se kundërshtarët e VMRO-DPMNE-së. Ndërsa shqiptarët kanë arritur që të grumbullojnë rreth 33 mandate.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet në maqedoninë e veriut ilir meta zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll