Aktualitet

Katër persona me Covid-19 në Devoll, mes tyre edhe një mjeke, karantinohet personeli I qendrës shëndetësore dhe kontaktet

16 Korrik 2020, 08:12 Nga DOSJA
Katër persona me Covid-19 në Devoll, mes tyre edhe një mjeke,

DEVOLL– Katër persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në Devoll. Mësohet se katër rastet e reja me koronavirus janë të gjithë familjarët të rastit të parë që është paraqitur në këtë zonë.

Mes tyre, e infektuar është edhe mjekja e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Qendra shëndetësore në këtë fshat nuk është mbyllur, ndërkohë që mësohet se janë future në karantinë të gjithë kontaktet e të infektuarve.

Bashkë me to është karantinuar edhe stafi i qendrës shëndetësore, ndërkohë që në vend të mjekes së infektuar ka shkuar një tjetër mjek në detyrë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër viktima të tjera, mes tyre një 21-vjeçare që ishte intubuar prej katër ditësh. 85 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devoll koronavirusi ne shqiperi devoll koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 20:41

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion ...