Aktualitet

Drejtonte i dehur kamionin e ngarkuar me lëndë drusore, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

16 Korrik 2020, 07:59 Nga DOSJA
Drejtonte i dehur kamionin e ngarkuar me lëndë drusore, arrestohet

POGRADEC– Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se po drejtinte një kamion me lëndë drusore, pa leje të posaçme. 

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Pogradecit, mësohet se 32-vjeçari me inicialet E.Sh., është akuzohet edhe për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Atij i është bërë testimi dhe ka rezultuar se në momentin që po udhëtonte me kamion, ka qenë në gjendje të dehur. 

Njoftimi i policisë Pogradec.

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Kapet duke transportuar me kamion, 20 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet lëndë drusore. Në vijim dhe zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në afërsi të fshatit Pleshisht, ndaluan për verifikim e kontroll mjetin tip kamion “Benz” të ngarkuar me lëndë drusore, me drejtues shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë. Ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës për sasinë e lëndës drusore, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu pas kryerjes së test alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. 32-vjeçari, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne pogradec pogradec arrestohet 32 vjecari ne pogradec pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 20:41

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion ...