Aktualitet

Përplasje me armë në mes të Bllokut, Policia tregon fill e për pe ç’ndodhi mesnatën e djeshme: Pas një konflikti…

16 Korrik 2020, 07:38 Nga DOSJA
Përplasje me armë në mes të Bllokut, Policia tregon fill e

TIRANË– Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosur në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dihe se ka arrestuar të dyshuarin kryesor, Rois Babasin, 22 vjeç, i cili ka plagosur në këmbë 39-vjeçarin Gazmir Bushaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39-vjeçari, I cili është proceduar penalisht.

Ky i fundit gjithashtu ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut të riun Babasi. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit.

Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në zonën e ish-Bllokut. Si pasojë është arrestuar djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, Roisi. 22-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri Gazmir Bushajn. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rois babasi plagoset gazmir bushaj plagosje ne bllok tirane arrestohet rois babasi plagoset gazmir bushaj plagosje ne bllok tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 20:41

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion ...