Aktualitet

Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër, Policia arreston të dyshuarin kryesor: 5 të rinjtë po ziheshin, viktima vdiq në vend

16 Korrik 2020, 06:04 Nga DOSJA
Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër, Policia arreston të

GJIROKASTËR– Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 35-vjeçarit Gjergj Alliasi, mbrëmbjen e djeshme në Gjirokastër, Pariz Xhinani. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Gjergji Almasi, 35 vjeçari që u gjet i pajetë dje në lagjen “Zinxhiria” në Gjirokastër ka ndërruar jetë si pasojë e një goditjeve me mjete të forta. Sipas Policisë gjithçka ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta, ngjarje që është filmuar e gjitha nga kamerat e një shkolle në lagjen “Zinxhiria”.

Në sherr e sipër, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gjergji Almasit, Pariz Xhihani, e ka shtyrë viktimën dhe në moment ai është rrëzuar në tokë duke ndërruar jetë menjëherë. Mësohet se është arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes Pariz Xhihani, ndërsa për moskallëzim krimi janë arrestuar edhe Niko Xhihani, Andon Ahmeti dhe Vasil Mehmeti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 15.07.2020, në lagjen “Zinxhira”, ku humbi jetën 35-vjeçari Gj. A.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari, autori i ngjarjes.

Arrestohet dhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Gj. A., 35 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Xh., 23 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. A., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 18 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 16 vjeç dhe V. M., 14 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” , për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi kanë qenë të pranishëm në momentet që ka ndodhur krimi dhe nuk e kanë kallëzuar atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster policia e shtetit vritet 35-vjecari ne gjirokaster gjirokaster policia e shtetit vritet 35-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 20:41

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion ...