Aktualitet

104 të vdekur nga Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri, ministrja Manastirliu: Pritet rritje e numrit të të shtruarve

16 Korrik 2020, 05:59 Nga DOSJA
104 të vdekur nga Covid-19/ Bilanci i rënduar në Shqipëri,

SHQIPËRI– 104 viktima dhe 3851 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ky është bilanci që ka arritur vendi që nga shënimi i rasteve të para në fillim të muajit mars. Aktualisht, raste aktive janë 1610, ndërsa të tjerët e kaluar koronavirusin dhe janë përmirësuar. Megjithatë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

Deri më tani janë të shtruar 102 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. 

Ndërkohë që për t’i ardhur në ndihmë Infektivit është hapur sërish edhe spitali COVID-2 (Sanatoriumi), ndërsa edhe vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka parashikuar një shtim të rasteve pasi sipas saj qytetarët nuk i respektojnë rregullat. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Korrik 2020, 20:41

TIRANË -Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit. Në studion ...