Aktualitet

Kris arma për një vajzë në ish-Bllok/ Nxehen gjakrat! Djali i ish-deputetit të PD-së plagos me armë zjarri 39-vjeçarin (Përplasja)

  • Kush është Rois Babasi, djali i ish-deputetit demokrat që ekspozonte trupin e palestruar
  • Arrestohet djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, Roisi. 22-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri Gazmir Bushajn.
    Featured image of article: Kris arma për një vajzë në ish-Bllok/ Nxehen gjakrat! Djali i ish-deputetit të PD-së plagos me armë zjarri 39-vjeçarin (Përplasja) Ndriçim Babasi, Roisi dhe foto ilustruese

    TIRANË– Përplasje me armë zjarri në ish-Bllok! Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e kaluar në një lokal pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Dyshohet se djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, Roisi, ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në këmbë një 39-vjeçar. 

    Konflikti mes tyre ka nisur për një vajzë, kur në një moment i riu ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Gazmir Bushajn, i cili ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. 

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka “krehur” zonën duke gjetur armën e krimit e duke prangosur Babasin, si i dyshuar kryesor. Por i “larë” nuk ka dalë as 39-vjeçari, i cili është nën hetim pasi ka qëlluar me sende të forta të riun.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar gjithashtu se ka vijuar punën për kërkimin e të përfshirëve të tjerë në ngjarje. 

    (k.m./dosja.al)

    • 10:44

      Sherr për një vajzë! Si nisi sherri mes djalit të ish-deputetit të PD-së dhe 39-vjeçarit (ARSYEJA)

      Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se sherri mes djalit të ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasi, Roisi dhe 39-vjeçari Gazmir Bushaj, ka nisur nga një konflikt për punë femrash.

    • 9:57

      Përplasje me armë në mes të Bllokut, Policia tregon fill e për pe ç’ndodhi mesnatën e djeshme: Pas një konflikti…

      Foto ilustruese

      Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosur në zonën e ish-Bllokut. Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dihe se ka arrestuar të dyshuarin kryesor, Rois Babasin, 22 vjeç, i cili ka plagosur në këmbë 39-vjeçarin Gazmir Bushaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur 39-vjeçari, I cili është proceduar penalisht. Ky i fundit gjithashtu ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut të riun Babasi. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Tiranë

      Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B. Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit. Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B.

    • 9:28

      Përplasja me armë në Bllok, Policia arreston djali i ish-deputetit të PD-së, 22-vjeçari i dyshuar kryesor

      Foto ilustruese

      Policia e Shtetit ka arrestuar të dyshuarin kryesor për përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Në prangat ka rënë djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, Rois. 22-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi me iniciale G.B., 39 vjeç, i cili u plagos në këmbë, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Shto Koment