Aktualitet

Vritet 35-vjeçari në Gjirokastër, u godit me sende të forta në kokë pasi doli nga lokali

15 Korrik 2020, 19:37 Nga DOSJA
Vritet 35-vjeçari në Gjirokastër, u godit me sende të

GJIROKASTËR- Një i ri ka gjetur vdekjen në Gjirokastër pasi është goditur në kokë nga persona të panjohur. Mësohet se viktima është 35-vjeçari Gjergj Ajmasi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo i riu doli nga një lokal në lagjen “Zinxhiria”. Menjëherë sapo morën njoftimin, policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje dhe transportuar të riun për në spital. Për shkak të plagëve të marrë, 35-vjeçari ka gjetur vdekjen gjatë transportit.

Nga këqyrja paraprake, mjekët kanë konstatuar se ai është goditur me sende të forta. Policia ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e vrasjes, ndërsa ka shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet 35-vjecari ne gjirokaster vritet 35-vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll