Aktualitet

Përdorimi i gjuhës greke në jug, zv. ministrja e Turizmit thirrje qytetarëve: Mos e pranoni shërbimin nëse s’ju ofrohet

15 Korrik 2020, 20:19 Nga DOSJA
Përdorimi i gjuhës greke në jug, zv. ministrja e Turizmit thirrje

HIMARË- Zëvendës minsitrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ka folur sot për një temë e cila gjithmonë është dëbatuar, përdorimi i gjuhës greke në disa fshatra në Jug të Shqipërisë.

Në një intervistë në Ora News, Çuçi u shpreh se përdorimi i gjuhës greke nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin. Më tej ajo u ka bërë dhe një thirrje të pazakontë qytetarëve, duke thënë se nëse nuk ofrohet shërbimi në shqip të mos merret.

Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht. Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhit, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë. Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim, ose nuk di shqip. Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht”, tha zv. ministrja Çuçi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjuha greke ne jug ornela cuci turizmi ne shqiperi gjuha greke ne jug ornela cuci turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll