Aktualitet

Situata e rënduar e COVID-19, Fico: Kemi kite për të gjitha rastet që duhen testuar

15 Korrik 2020, 19:26 Nga DOSJA
Situata e rënduar e COVID-19, Fico: Kemi kite për të gjitha

TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në Ora News, Fico u shpreh se ISHP ka që në krye të epidemisë që vazhdon 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës, të testojë të gjitha mostrat e sjella në laboratorin e virologjisë.

Më tej ajo u shpreh se për të gjitha rastet që duhen testuar, janë të gjitha mjetet e duhura si kitet në ISHP apo dhe epidemiologët në terren.

Deri më tani, kemi rreth 90 mijë teste, kanë ardhur pajisje të reja. Ajo çka besoj që mbetet për të bërë, është që të punojmë dhe informacinin ta transmetojmë në mënyrën më të shpejtë. Për të gjitha ato rastet të cilat duhen testuar, padiskutim i kemi të gjitha mjetet, kitet në Instituin e Shëndetit Publik dhe epidemiologët në terren”, tha Fico.

Situata e Covid-19 vijon të jetë e rënduar në vendin tonë ku në 24 orët e fundit u shënuan 4 viktima dhe u regjistruan 85 raste të reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico koronavirusi ne shqiperi situata e covid19 albana fico koronavirusi ne shqiperi situata e covid19

Sondazh

Poll