Aktualitet

Sulmohet furgoni i “Shqiponjave” në Elbasan, disa të rinj nuk i binden urdhrit për të ndaluar makinën dhe plagosin efek

15 Korrik 2020, 19:32 Nga DOSJA
Sulmohet furgoni i “Shqiponjave” në Elbasan, disa të rinj

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje në Elbasan. Sipas informacioneve mësohet se një ekip i focave Shqiponja është sulmuar nga një grup qytetarësh në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës”.

Gjatë një patrullimi, Policia i kishte bërë shenjë për të ndaluar dhe kontrolluar, një mjeti por drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit dhe janë larguar. “Shqiponjat” i kanë ndjekur  por që kanë hasur sërish me rezistencën e personave në makinë dhe janë sulmuar me mjete të forta. 

Siç shihet dhe nga FOTO, qytetarët thyer xhamin e makinës efektivëve të njësisë “Shqiponja” dhe u kanë shkakruar lëndime të lehta edhe punonjësve që ishin brenda në mjet.

Efektivët që ishin në zonën ku po ndodhte konflikti dhe që ranë pre e sulmit kanë kërkuar përforcime. Pasi njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe patrulla të tjera dhe kanë bërë ë mundur arrestimin e agresorëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia elbasan sulmohet policia elbasan policia elbasan sulmohet policia elbasan

Sondazh

Poll