Politike

KUVENDI/ Rama: Do votojmë marrëveshjen pikë për pikë dhe ndryshimet. Partnerët e huaj të mësojnë se jemi sovran, listat

16 Korrik 2020, 05:44 Nga DOSJA
KUVENDI/ Rama: Do votojmë marrëveshjen pikë për pikë

TIRANËNe po ndalojmë koalicionet? Kjo është qarja e fundit e Lulit.”,-kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një seancë të gjatë debati në Kuvend, që nisi me ultimatumin e Vasilika Hysit për vendosjen e maskave dhe vijoi më tej me debatin për “Zgjedhoren” dhe ndryshimet Kushtetuese.

I gjendur përballë dyshes Rudina Hajdari-Myslym Murrizi, Rama i barazoi me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën duke i falenderuar për këmbënguljen për hapjen e listave. Pas ‘miklimit’, kryeministri iu vuri përballë të metat, kur tha se njësoj si opozita e vjetër edhe kjo e reja, nuk pranon të lëshojë asgjë.

Listat e hapura për kryeministrin dhe PS nuk diskutohen. Me alibinë se socialistët janë garancia e përfaqësimit të grave në politikë, Rama tha se 1/3 do t’i lihet partive për përfaqësim, ndërsa për 2/3 do të vendosin qytetarët. Por ky deklarim solli përballjen me Murrizin dhe Hajdarin. Murrizi hapi edhe sfidë duke thënë se nëse ky premtim rezulton mashtrim, burrat e PS-së për të do të jenë “burrnesha”.

Ky epitet për Ramën ishte tregues i ndarjes mes tij dhe Murrizit për përfaqësimin gjinor, ndërsa  për Hajdarin tha se gratë në Shqipëri nuk janë të barabarta me burrat. “Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat. Që gratë të konkurrojnë njëlloj si burrat jeta e tyre të jetë njëlloj si burrat dhe pozicioni i tyre në shoqëri të jetë i barabartë si i burrave” tha ai.

Përsa i përket çështjes së koalicioneve që solli edhe reagimin e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU-së, Johann Wadephul, Rama tha se politikani gjerman është mik i tij, por më shumë i Lulzim Bashës. “Është mik i Lulit më shumë por s’jam xheloz”,-tha ai, teksa sqaroi se koalicionet do të bëhen si në Gjermani, ku të gjithë subjektet politike do të bashkohen në një ekip. “Ne nuk do i ndalojmë por do i bëjmë si në Gjermani dhe në cdo vend të Europës dhe do të isha mirënjohës nëse do të më tregonit një shtet demokratik që i ka koalicionet si në Shqipëri”, -tha Rama.

Seanca e sotme miratoi dy projektligje: projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën” dhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)”.  

Seanca e sotme votoi kundër dy nismave ligjore të deputetëve, përkatësisht kundër projektligjit nismë të deputetit Artur Roshi, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar””, si edhe kundër nismës ligjore të deputetit Myslim Murrizi, “Për moshën e daljes në pension pleqërie të pilotëve në Republikën e Shqipërisë”. 

Sot u votua edhe kundër dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11.518, datë 22.06.2020 “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë””.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 16 korrik 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll