Politike

Hapja e listave, Meta: Nuk njoh ndryshimet kushtetuese, as kryeministrin e 2021-shit nëse ndalen koalicionet! Edhe OSBE-ja ësh

16 Korrik 2020, 05:24 Nga DOSJA
Hapja e listave, Meta: Nuk njoh ndryshimet kushtetuese, as kryeministrin e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përforcuar edhe njëherë qëndrimin e tij kundër marrëveshjes për ndryshime në Kushtetutë. Në një konferencë me gazetarët, Meta duke përdorur tone të larta si rrallë herë, u shpreh se marrëveshja maxhorancë-opozitë e re do të zerojë atë të 5 qershorit, e cila do të sillte përmbushjen e kushtet të parë të vendosur nga Bundestagu për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij para mediave, Meta u shpreh se nuk do t’i njihte ndryshimet kushtetuese pasi sipas tij ato duhet të bëheshin me referendum. Madje në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se vetë kryeministri Edi Rama dikur ka qënë kundër ndryshimit të Kushtetutës pa marrë miratimin e popullit. 

Më pas, në fjalën e tij Meta nuk la pa theksuar edhe qëndrimin kundër marrëveshjes nga ana e zyrës së OSBE-ODIHR dhe të zyrtarëve të lartë gjermanë. Ai shtoi gjithashtu se nëse do të ndale nkoalicionet, nuk do të njohë as kryeministrin që do të dalë në zgjedhjet e 2021-shit. 

Presidenti Ilir Meta reagoi edhe dje në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, duke publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, i cili premtonte se nuk do ta ndryshonte atë pa referendum. Më pas Meta takoi kryedemokratin Lulzim Basha, të cilit gjithashtu i kërkoi që të mos ndërhynin në Kushtetutë.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve ilir meta meta me gazetaret 16 korrik 2020 ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll