‘Mashtrues i tmerruar nga humbja’, Paloka publikon VIDEO-n e Murrizit: Rama u ka kërkuar të heqin koalicionet
15 Korrik 2020, 15:20Nga DOSJA
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar sot një video të Myslim Murrizit, ku ky i fundit pranon se kërkesën për heqjen e koalicioneve e ka bërë Edi Rama. Krahas videos, Paloka shkruan se Murrizi ka nxjerr zbuluar Ramën.
Sipas ish-deputetit të PD, Rama është mashtrues dhe i tmerruar nga humbja, prandaj dhe ka kërkuar që opozita parlamentare të bëjë këtë kërkesë. “Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: Heqjen e koalicioneve na e kerkoi Rama”, shkruan Paloka.
DEKLARATA E MURRIZIT
Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.
Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!
Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?
Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.
Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?
Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.
Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.
Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!
Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!
Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË -Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryekomunarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Në...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur sot Edi Rama nuk provokon dot më opozitën. Ajo u shpreh se partitë opozitare do të futen në zgjedh...
TIRANË- Partia Demokratike, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gamzent Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama për deklaratat e bëra sot në li...
TIRANË-Demokracia në Shqipëri është ende në tranzicion. Ky është rezultati i raportit të fundit të Freedom House. Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vetëm ...
TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi ditën e sotme aktin e ri normativ të qeverisë, ku maka bëhet e detyrueshme në ambjentet e mbyl...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka dalë në një deklaratë për shtyp menjëherë pas konferencës së shtyp të kryeministrit Edi Rama.Në fjalën e tij, Murr...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje nga takimi me Presidentin Ilir Meta. Në një njoftim për mediat, Partia Demokratike bën...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se hapja e listave është pjesore, dhe ndryshon procesin. I pyetur për përllogaritjen finale, Rama e pranoi se në fakt e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa këshilla Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në konferencën që mbajti për gazetarët, i pyetur nëse...