Politike

Takimi me Metën, Basha reagon sërish: I konfirmova Presidentit se mbështesim ndërkombëtarët, ndava me të dhe shqetësimet

15 Korrik 2020, 17:07 Nga DOSJA
Takimi me Metën, Basha reagon sërish: I konfirmova Presidentit se

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në lidhje me takimin që ka zhvilluar sot me Presidentin. Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se ka ndarë me Metën shqetësimet rreth situatës së COVID-19 dhe i ka thënë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës. 

Më tej kreu i PD shkruan se Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Ai shton se opozita e Bashkuar do të bëjë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate. Në fund i ka thënë Presidentit se opozita mbështet qëndrimin e ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë që të votohet marrëveshja e 5 qershorit pa asnjë ndryshim. 

REAGIMI I PLOTË

Sot u takova me Presidentin e Republikës Ilir Meta, me të cilin ndava së pari shqetësimin për situatën jashtë kontrollit të pandemisë shoqëruar me shifrat e larta të ditëve të fundit të qytetarëve të prekur me Covid-19. Është e qartë se dështimi më i madh i qeverisë është kthimi i spitaleve në qëndra infeksioni, ndërkohë që vazhdon përpjekja e përgjegjësve të kësaj situate të rënduar, për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve.

Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët. Kriza e thellë ekonomike, që po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit, ishte gjithashtu në qëndër të bisedës së sotme me Kreun e Shtetit. Kriza e menaxhimit të pandemisë dhe ajo ekonomike, i ka rrënuar shqiptarët dhe zbrazur xhepat e tyre. Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale.

Pasojat e një hapi të tillë, do të jenë shumë të rënda për stabilitetin dhe integrimin europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Prej frikës së Edi Ramës nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit, Shqipëria po rrezikon një izolim të dytë. Opozita e Bashkuar do të bëjë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate. Ndryshimi që duan shqiptarët është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm.

I rikonfirmova Kreut të Shtetit se Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Bundestagut dhe i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Kreu i PD ka shkuar sot paradite në zyrën e Presidentit. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 50 minuta. Basha ishte i përpiktë dhe shkoi në Presidencë në orën 11:00 i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Mësohet se Meta ka thënë që marrëveshja e 5 qershoirt duhet të miratohet siç është dhe të mos bëhen aventura me Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi lulzim basha ndalimi i koalicioneve ilir meta koronavirusi ne shqiperi lulzim basha ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll