Politike

Meta i nxjerr videon e radhës Ramës kur thoshte se Kushtetuta duhet ndryshuar me refendum: Ky vizion meriton vetëm duartrokit

15 Korrik 2020, 17:25 Nga DOSJA
Meta i nxjerr videon e radhës Ramës kur thoshte se Kushtetuta duhet

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka sjell në vëmendje një tjetër deklaratë të Kryeministrit Edi Rama, i cili në kohë kur ishte në opozitë shprehej se Kushtetuta duhej të ndryshohej me referendum. 

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë videon, Presidenti shkruan se ky është vizioni që duhet duatrokitur. Më tej Kreu i Shtetit shkruan se miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada. 

Ky vizion të dashur miq meriton vetëm duartrokitje! ??? Miratimi i Kushtetutës me REFERENDUM popullor është merita më e madhe e vetë Partisë Socialiste në këto tre dekada!“, shkruan Meta. 

Ndërkohë bëhet me dije se deklarata e Ramës është bërë në 23 nëntor 2013, në konferencën për 15-vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë. Rama në këtë deklaratë thotë se kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka.

“Çdo ndërhyrje në Kushtetutë, pavarësisht se nuk përbën asnjë lloj sakrilegji në vetvete, imponon domosdoshmërisht që, në funksion të stabilitetit dhe të forcimit të rendit kushtetues, GJITHËPËRFSHIRJA të jetë KONCEPTI BAZË dhe më fillestar i saj. S’mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë një proces partiak dhe, aq më pak, një proces politikisht i njëanshëm. Padyshim, edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e të cilit partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka”. shprehej Rama.

Më herët, sot paradite Presidenti Ilir Meta publikoi një video ku shihej dhe dëgjohet teksa kryeministri Edi Rama, i cili në kohën që ka qenë në opozitë shprehej se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë kurrë në Kushtetutë. Përmes videos, Meta kërkon që të paktën të mbahet kjo fjalë, sikur edhe një herë të vetme, pasi nuk bëhet kijameti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve ndryshime ne kushtetute edi rama ilir meta ndalimi i koalicioneve ndryshime ne kushtetute

Sondazh

Poll