Politike

Cakaj pret në zyrë kryekomunarët e Drenasit dhe Skënderajt, ja temat e rëndësishme për të cilat diskutuan

15 Korrik 2020, 15:13 Nga DOSJA
Cakaj pret në zyrë kryekomunarët e Drenasit dhe Skënderajt,

KOSOVË -Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryekomunarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Në një postim në Facebook, Cakaj ka zbuluar, temat kryesore të bisedimit, të cilat ishin puna e deritanishme, në Drenicë, drejtësia në pastërtinë e luftës së UÇK dhe rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Njëkohësisht pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe domosdoshmëria e ruajtjes së pakicës shqiptare në Bujanovc. Cakaj e ka cilësuar këtë si detyrë historike dhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Cakaj gjithashtu vlerësoi sakrificën e familjeve Lladrovci dhe Jashari, të cilën e konsideroi si burim frymëzimi për shqiptarët kudo që ndodhen.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen“, shkruan Cakaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj takohet me kryekomunaret e skenderajt dhe drenasit gent cakaj gent cakaj takohet me kryekomunaret e skenderajt dhe drenasit

Sondazh

Poll