Bota

“Anthony Fauci ka gabuar për gjithçka “/ Reagon eksperti amerikan ndaj sulmeve të Shtëpisë së Bardhë: Është

15 Korrik 2020, 20:42 Nga DOSJA
“Anthony Fauci ka gabuar për gjithçka “/ Reagon eksperti

SHBA- Eksperti amerikan për  sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci ka reaguar për  përpjekjet e fundit të administratës Trump për ta diskredituar atë.  Një një intervistë për mediat e huaja ai tha se nuk e kupton pse administrata Trump ka vepruar në këtë mënyrë duke shtuar se kjo gjë vetëm i dëmton ata.

“Unë nuk mund të kuptoj  pse ata do të dëshironin ta bëjnë këtë. Unë mendoj se ata e kuptojnë tani se kjo nuk ishte gjëja e duhur për të bërë, sepse vetëm reflekton negativisht mbi to”,- tha ai.

Ai foli ndërsa zyrtarët e administratës Trump kanë kërkuar të minojnë besueshmërinë e tij ku fillimisht nisën në mënyrë anonime e më pas e bën hapur.

Një botim i shkurtër nga Peter Navarro, këshilltari më i lartë i presidentit I botuar në mediat amerikane ditën e djeshme  titullohej : “Anthony Fauci ka gabuar për gjithçka “ Ndërkohë Dan Scavino, nënkryetari i personelit të Shtëpisë së Bardhë për komunikime, postoi një karikaturë mbrëmjen e së Dielës duke tallur me Dr. Fauci.

I pyetur për të rishikuar përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë, ai tha: Ne duhet ta ndalojmë këtë marrëzi dhe të kuptojmë se tani është koha që të marrim kontrollin në dorë që të mos lejojmë që muajin tjetër të kemi një shembull  tjetër të Kalifornisë, Teksasit, Florida dhe Arizonës, sepse ato janë zonat e nxehta tani. Ne  duhet të sigurohemi që e njëjta gjë të mos  ndodhi në shtetet e tjera. Pra, në vend se të luajmë  me fjalë të tilla. Le të përqendrohemi tek situata e pandemisë së Covid-19.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë se 3.4 milion raste të koronavirusit, dhe më shumë se 136,000 vdekje në të gjithë vendin që nga fillimi I pandemisë.

Burimi;BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne shba anthony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2020, 14:24

MAQEDONI E  VERIUT- Përfunduan votimet pas tre ditësh në Maqedoninë e Veriut. këto janë zgjedhjet e  dhjeta parlamentare që mbahen  në këtë shtet.  Zgjedhjet e ...