Politike

Raporti i Freedom House/ Demokracia në Shqipëri në rënie të lirë, shkak krizat politike dhe përplasjet institucionale, ja

15 Korrik 2020, 13:52 Nga DOSJA
Raporti i Freedom House/ Demokracia në Shqipëri në rënie

TIRANË-Demokracia në Shqipëri është ende në tranzicion. Ky është rezultati i raportit të fundit të Freedom House. Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vetëm 47 pikë nga 100 të mundshme.

Bazuar në raport, Shqipëria ka humbur pikë në nivelin e demokracisë në qeverisje. Për vitin 2020 vendi ynë ka rënë nga 3.5 pikë që ishte një vit më parë në 3.25. Sipas raportit, kjo rënie ka ardhur si rezultat i krizave politike, përfshi djegien e mandateve në bllok nga opozita, nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit dhe përplasjen mes parlamentit dhe gjykatave.

Gjithashtu Shqipëria ka humbur pikë edhe përsa i përket procesit zgjedhor, duke rënë në 4.25 nga 4.5 që ishte një vit më parë. Ky rezultat lidhet me bllokimin e reformës elektorale dhe konfliktit rreth zgjedhjeve lokale.

Nisur nga këto faktorë Shqipëria ka grumbulluar 3.82 pikë nga 3.89 që kishte një vit më parë

Këtu mund të lexoni raportin e plotë

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike raporti i freedom house raporti i freedom house

Sondazh

Poll