Aktualitet

Punimet e By Passit të Fierit/ Banorët në protestë: Jemi të izoluar, do bllokojmë rrugën nacionale

6 Prill 2019, 08:59 Nga DOSJA
Punimet e By Passit të Fierit/ Banorët në protestë: Jemi

FIER- Ditën e sotme 35 familje të fshatit Mbrostar të Fierit janë ngritur në protestë, pasi pretendojnë se punimet e By Passit, u kanë bllokuar rrugën atyre, duke lënë të izoluar 50 banesa.

Ne jemi të izoluar, i kërkojmë shtetit të na hapë rrugën, në të kundërt, do bllokojmë rrugën nacionale. Nga rruga e bllokuar izolohen 50 banesa.

Banor i  fshatit Mbrostar

Ndërsa, në mbështetje të banorëve, është edhe ish-deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili i bën thirrje qeverisë që të mbështesë banorët në çdo hap. Banorët paralajmërojnë për protesta të tjera.

Ne nuk do të ndalemi do të bllokojmë rrugën. Nuk kemi ngjyra politike fare. Asnjë nuk ka ardhur të na kthejë përgjigje se duam rrugën. Projektin  nuk na i ka komunikuar njeri.”, u shpreh një tjetër banore.

Sot po na i bllokojnë, po ta bllokojm e rrugën çfarë do të bëjmë shteti. Ne kemi një administrator, iku që këtu. Ne nuk kemi rrguë ne do të bllokojmë xhaden pastaj  më  vonë do të marrin masa të mëtejshme, tha një banor i fshatit Mbrostar.

“Ne nuk kemi rrugë, kur vjen ambulanca apo zjarrëfiksja nuk ka ku të futet. Jemi pa rrugë, kemi ngelur si ishull.

Neve jemi banorë shumëvjeçar të fshatit Mbrostan. Kjo ka mbi 80 vjet  rrugë ekzistuese, që del në rrugën kryesore. Nesë nuk na hapni rrugë ne do dalim të bllokojme mjetet që  të ndalojnë punën”, shprehen banorët e fshatit Mbrostan.

Banorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, nëse nuk merren masa nga ana e qeverisë për të gjetur një zgjidhje për këto familje që mbeten të izoluara nga ndërtimi i By Passit në Fier. Ata kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi.

Ndërkohë më herët IKMT prishi edhe 5 objekte (Lexo këtu) në kuadër të ndërtimit të Bypassit të Fierit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier protesta e banoreve punimet e by passit fier protesta e banoreve punimet e by passit

Sondazh

Poll