Aktualitet

Alpet “dëbojnë” turistët, Thethi nën petkun e dëborës edhe në prag pranvere (Foto)

6 Prill 2019, 09:23 Nga DOSJA
Alpet “dëbojnë” turistët, Thethi nën petkun e

THETH– Pavarësisht se jemi në muajin Prill dhe zyrtarisht jemi në stinën e pranverës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonën e Thethit, e cila vijon të jetë e bllokuar në njërin segment të saj.

Aksi Qafë Thore – Theth, vijon të jetë i pushtuar nga dëbora.

Prej 10 ditësh ka nisur puna për zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, por me vetëm një mjet borëpastrues duket se më parë kjo rrugë do të hapet nga natyra, sesa ndërhyrja e mjeteve borëpastruese.

Në vende të caktuara në këtë segment rrugor ka ende mbi 1 metër e gjysëm lartësi çka e vështirëson punën e mjetit borëpastrues që ndodhet atje prej 10 ditësh, në tentativë për të zhbllokuar këtë segment rrugor.

Banorëve të zonës së Thethit i duhet të përdorin aksin tjetër për t’u lidhur më Shkodrën, nga Mali i Shoshit, rrugë e cila përshkohet për më shumë se 6 orë për shkak të amortizimit dhe asnjë investimi prej vitesh.

Banorët e thethit prej vitesh bëjnë apel për rikonstruksionin e segmentit Bogë – Theth, por ende deri më sot nuk ka nisur puna për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor, që shihet si zgjidhje për zhvillimin e zonës.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debora ne theth theth debora ne theth theth

Sondazh

Poll