Politike

Lita në ‘hall’ për maxhorancën: Ne s’na njeh Presidenti, si do e kaloni Zgjedhoren në Kuvend? Gjoni e Përmeti të “

15 Korrik 2020, 09:19 Nga DOSJA
Lita në ‘hall’ për maxhorancën: Ne s’na njeh

TIRANË– Në mbledhjen e sotme në Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës së re kanë pasur pyetje lidhur me marrëveshjen e 5 qershorit. Korab Lita ka shprehur shqetësimin e tij, sesi do ta kalonin projektligjin në Kuvend, kur sipas presidentit nuk i kishin votat.

Më pas fjalën e morën deputetët Andi Përmeti dhe Ralf Gjoni, të cilët nuk e fshehën “simpatinë” për bashkëkryetarin e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe marrëveshjen e arritur prej tij. Madje Përmeti parashikoi se Gjiknuri do të merrte edhe votat e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.

DEBATI NË KOMISION:

Lita: Nëse është lëvizje e maxhorancës unë dal kundra. Si ka munduar ta kalojë këtë projektligj sepse kërkon 84 vota, 82 njeh presidenti? Si do t’ja bëni?

Fino: E di si thotë Lita, mua nuk më njeh presidenti po iu më njihni.

Korab Lita:  Ilir Meta vetëm gjëra të paligjshme do, por unë të pyeta për Presidentin si institucion. Unë e përshëndes aleancës së Gjiknurit me PD-në, që është katandisur aty. Përsa kohë të votojë sovrani….Meta është i përkohshëm.

Ulsi Manja: Pak më shumë respekt. Gjiknuri është koleg i nderuar i parlamentit, produkt i sovranit dhe jo më larg se pranverën e vitit që vjen do të jetë përballë sovranit.

Andi Përmeti: Dua të uroj Damian Gjiknurin, që nga betimi në kishën e Laçit nga PD-ja është bërë idhulli i demokratëve për të kundërshtuar listat e hapura dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Gjoni: Kjo mund të quhet paketa Gjiknuri.

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 10 vota pro dhe 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuar në 5 qershor. Pro ndryshimeve votuan deputetët socialiste, ndërsa kundër ata të opozitës së re. Ligji, i cili është një prej kushteve të çeljes së negociatave me BE, pritet të kalojë në Kuvend më 23 korrik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren korab lita ulsi manja komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren korab lita ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 08:50

BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që...