TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tirasnës gjatë 24 orëve të fundit. Policia e Tiranës ka bërë bilancin dhe shkruan se tetë të arrestuarit akuzohrn për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht 23-vjeçari me inicialet L.A., ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Dy të tjerë janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
52-vjeçari është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij. Ndërsa Policia Rrugore ka vënë në pranga tre persona të tjerë pasi akuzohen se drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Tiranë
Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•L. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.
•N. H., 35 vjeç dhe Gj. Gj., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 52 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•N. A., Gj. N. dhe O. P., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
•E. M., 34 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 101 viktima dhe 3752 të infektuar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri pas 33750 testimeve të bëra që nga nisja e pandemisë. Aktualisht, rast...
BULQIZË– Feruzan Shehu, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Gëzim Balla, ka rënë në pranga ditën e sotme.Sipas njoftimit zyrtar, mëso...
GJERMANI– Zëvendëskryetari i bashkësisë fetare katolike të Palotinëve në Gjermani dhe Austri, at Michael Pfenning, po bën përpjekje për një reformë themel...
TIRANË– Katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Covid-19, mes tyre edhe një 21-vjeçare....
TIRANË– Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv duke u bërë viktima më e re nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Vdekja e të resë ...
GREQI– Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për kultivim kanabisi.Sipas mediave greke, shqiptarët janë arrestuar në rrethinat e Janinës, në ku...