Aktualitet

Vdesin katër persona nga Covid-19 në Shqipëri, mes tyre dhe 21-vjeçarja e intubuar, 85 raste të reja gjatë 24 orëve të f

15 Korrik 2020, 09:09 Nga DOSJA
Vdesin katër persona nga Covid-19 në Shqipëri, mes tyre dhe

TIRANË– Katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Covid-19, mes tyre edhe një 21-vjeçare. Kjo e fundit është viktima më e re në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.

Sipas deklaratës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 21-vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar dhe ka ndërruar jetë si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19. Mirela Cami, gjatë deklaratës zyrtare shtoi se gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe 3 qytetrë të tjerë. Bëhet fjalë për 49-vjeçaren nga Kruja, nënën e 7 fëmijëve, e cila ndodhej në gjendje të rëndë prej 11 ditësh. Dy viktimat tjera janë përkatësisht nga 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)
Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560
Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Durrës 217
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 80
Kukës 58
Korçë 49
Elbasan 42
Berat 40
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll