Aktualitet

“Më sill 10 mijë euro ose do të vras”, kërcënoi dhe qëlloi me armë zjarri biznesmenin, arrestohet Feruzan Shehu në B

15 Korrik 2020, 10:19 Nga DOSJA
“Më sill 10 mijë euro ose do të vras”,

BULQIZË– Feruzan Shehu, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj biznesmenit Gëzim Balla, ka rënë në pranga ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Shehu akuzohet se në bashkëpunim me 27-vjeçarin Alban Tançi, dhe vëllanë e këtij të fundit, M. Tançi, ka kërcënuar biznesmenin Gëzim Balla në Bulqizë.

Mësohet se Shehu është një prej personave që e ka telefonuar Balëln dhe i ka kërkuar që t’i japë 10 mijë euro, ose përndryshe do ta vriste.

“Më jep 10 mijë euro ndryshe do të të vras,”- mësohet se thuhej gjatë telefonatës.

Biznesmeni Balla e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment, pasditen e 16-qershorit, Shehu qëlloi 5 herë me armë zjarri drejt biznesmenit dhe u largua bashkë me dy vëllezërit.

Fatmirësisht, “shënjestra” u shpëtoi plumbave dhe mbeti i plagosur vetëm në dorë. Nga arratia Shehu deklaroi se nuk kishte asnjë konflikt me Ballën, por gjithçka e kishte me kryebashkiakun Lefter Alla. Por tashmë ai është vënë në pranga dhe do të japë llogari para drejtësisë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet feruzan shehu bulqize feruzan shehu gëzim balla arrestohet feruzan shehu bulqize feruzan shehu gëzim balla

Sondazh

Poll