Aktualitet

Aksident në ‘Rrugën e Kavajës’, motori përplas fëmijën 6 vjeç

15 Korrik 2020, 09:36 Nga DOSJA
Aksident në ‘Rrugën e Kavajës’, motori përplas

TIRANË– Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar ditën e sotme dhe ndodhet në spital. Sipas informacionit zyrtar, mësohet se 6-vjeçari është përplasur nga një motor teksa po kalonte rrugën tek “Rruga e Kavajës”.

Për pasojë, fëmija është plagosur edhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i motorot është shoqëruar për në komisariatin e policisë, ndërsa  grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet 6 vjecari rruga e kavajes tirane aksidentohet 6 vjecari rruga e kavajes tirane

Sondazh

Poll