Aktualitet

Tronditet Trikalla: E mitura shqiptare gjendet e vdekur në derë të kishës, e nxirë në trup e fytyrë…me shenja këpucës

15 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
Tronditet Trikalla: E mitura shqiptare gjendet e vdekur në derë

GREQI – Një 16-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm  jashtë një kishe në kodrën e Profitis Ilias në Trikala. Fillimisht u raportuar se e pajeta ishte rreth të 30-ave, ndërsa më pas mediat lokale bënë me dije se trupi i përkiste një vajze të mitur.

Ekspertë të mjekësisë ligjore kanë shkuar në vendngjarje për të ekzaminuar trupin e pajetë, në të cilin janë vënë re shenja dhunë në trup e fytyrë, të cilat dukeshin sikur ishin shkaktuar nga një këpucë

Sipas burimeve të trikalavoice.gr, e mitura i ishte drejtuar Policisë, ku kishte denoncuar dhunën nga një shok i saj. E mitura ishte shpallur e zhdukur nga familja e saj që prej ditës së djeshme, ndërsa e motra kishte telefonuar Policinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen duke marrë në pyetje të gjithë të personat që e njihnin të miturën.

Marrë nga Tanea.gr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi greqi vdes e mitura shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll